MENU
klinika

Reshjet dhe kalueshmëria

Bora zbardh Gjirokastrën

04.01.2019 - 08:47

Ulja e mëtejshme e temperaturave ka rritur mundësitë për borë edhe në qytetet jugore.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur të bjerë borë në Gjirokastër por deri tani nuk ka pas probleme.

Pjesa e sipërme e qytetit pati që dje reshje bore. Mësohet se të gjitha akset rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme pa zinxhirë.

bore ne gjirokaster-konica.al

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dibrën, teksa mësohet se ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë.

Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

bore ne gjirokaster-konica.al

Për sa i përket rrugës nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Borëpastrueset janë në gatishmëri të plotë.

Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëbore. Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses

Arrestohet 42-vjeçari në Delvinë

Tragjike në Vlorë/ U hodh nga lartësia e pallatit

Ndërron jetë gruaja 35-vjeçare dhe fëmija i saj i vogël

Erë, reshje shiu dhe dallgë deri në 8 ballë

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

Nisja e punimeve për aeroportin e Vlorës

Mbrëmë zbarkuan rreth 60 kamionë në fshatin Akërni