MENU
klinika

Shifrat

Borxhi publik/ FMN publikon shifrat: 260 mln euro më i lartë

29.01.2019 - 12:14

Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në raportin e plotë dhe të zgjeruar të ekipit monitorues të FMN për vendin tonë, është ai i borxhit publik.

Në raport është vënë re një përplasje shifrash me qeverinë shqiptare.

Qeveria shqiptare lidhur me borxhin publik nënvizonte faktin se kishte rënë në 69.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2017.

Ky fakt kundërshtohet nga raporti i FMN, ku theksohet se në 2017 borxhi publik ishte në 71.8% të PBB.

Pra rreth 2 pikë përqindje më shumë ose e përkthyer në shifra, i bie 260 milionë euro më shumë.

Me anë të këtij raporti, FMN ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë shqiptare se borxhi publik ka rënë nën nivelin prej 70%, duke theksuar se borxhi publik projektohet të ketë rënë vetëm deri në 70.5% të PBB.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Pra as nuk zbritur në 2017 dhe as nuk projektohet të zbresë në 2018 nën 70%.

Qeveria shqiptare pretendon se për 2018, borxhi publik ka zbritur në 68.9 %, ndërkohë që kjo shifër e qeverisë është 1.6 pikë përqindjeje nën vlerësimet e ekipit të FMN.

Ndërkohë Kontrolli i Lartë i shtetit ngre prentendimet se borxhi publik në të vërtetë është më i lartë se 72% e PBB, pra rreth 2 pikë përqindjeje mbi vlerësimet e ekipit të FMN për borxhin publik për vitin që lamë pas.

Kujtojmë këtu që synimi i qeverisë së Shqipërisë është që borxhi publik të zbresë nën 60% brenda 2021.

Edhe ky fakt “bie në kontraditë” me faktet e publikuara në raportin e FMN, pasi sipas raportit zbritja e borxhit publik nën 60% është diçka që nuk ka për të ndodhur më herët se viti 2023.

“Ne vlerësojmë se pritshmëritë e qeverisë shqiptare, sidomos për të ardhurat, janë më shumë se optimiste”, nënvizohet qartë në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN