MENU
klinika

Premier League, Java 22

Bournemouth poshtëron Chelsean

30.01.2019 - 22:42

Pas dy dështimeve të mbrëmshme të dy ekipeve të Manchester-it, sonte ka dështuar edhe Chelsea. Bournemouth e ka poshtëruar Chelsea me rezultatin 4-0 dhe tashmë Blutë e Londrës rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një aksion perfekt i Bournemouth ndaj një mbrojtje të shpërbërë të Chelseas çoi në epërsinë e vendasve në minutën e 47’ pas golit të King, 1-0.

Vetëm 16 minuta më pas, nëpërmjet një kundërsulmi fantastik dhe mëse efikas, Bournemouth ka thelluar epërsinë ndaj Bluve të Londrës, kësaj here me Brooks, 2-0.

Kur të gjtihë prisnin reagimin e Chelsesa, kuqezinjtë u kanë dhënë Hazard&Co goditjen fatale, sërish me King, autor i dygolëshit. Një makth pa fund për Chelsean që ka pësuar golin e katërt në minutën e 5-të shtesë, të shënuar nga Daniels, 4-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN