MENU
klinika

Deklarata

Braçe ‘ngre tonin’ me studentët: Hiqni dorë nga dhuna, hapni shkollat

10.01.2019 - 12:26

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndërkohë që studentët e kanë zhvendosur protestën brenda fakulteteve, duke bllokuar auditorët.

Në një postim në Instagram, Braçe e quan gjithë sa po ndodh tashmë në auditore, dhunë.

“Dhunë e vjetër sa dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shume shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në dhune brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje as me procesin mësimor”- shkruan Braçe.

Reagimi i Erion Braçes

KJO ESHTE #DHUNE

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt,
ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.

#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen,
madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.

#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.
#TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;
#Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje.

#Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne!

E mbani mend;
Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune
#HapniShkollat
Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni.

Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar!

Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;
#HapniShkollat per studentet qe duan mesimin!