Brad Pitt nuk mund të qëndrojë më vetëm dhe pas shumë thashethemeve për lidhje të tjera, këtë herë situata duket se është më seriozja që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Angelina Jolie.
Brad Pitt është duke dalë me një tjetër yll, që ka dominuar për shumë kohë listën e bukurosheve të kinematografisë. Raportimet për një romancë të re të Pitt vijnë dy vite pas ndarjes nga Jolie, teksa në “grepin” e aktorit 55-vjeçar ka rënë biondja seksi, Charlize Theron, tashmë 43 vjeçe.
The Sun raporton se ata u prezantuan nga ish-i fejuari i saj Sean Penn. “Zogjtë e rinj” të shoëbizit duket se kanë kaluar javën e kaluar së bashku, sipas një burimi të tabloidit britanik.
Takimi i parë ku ka ndodhur flirti mes tyre ishte një shfaqje filmi në Chateau Marmont në ëest Hollywood, më 12 janar. Theron ishte në festë dhe Pitt erdhi më vonë pas një shfaqjeje të filmit të tij të ri, ku ai paraqitet me Blanca Blanco.