MENU
klinika

Nga New York Times

Britania dhe SHBA, tanimë dy qeveri “të paralizuara”…

13.01.2019 - 14:58

Në parlamentin britanik, ligjvënësit po konfliktohen gjithnjë e më shumë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian. Në Uashington, Presidenti Trump u përplas me krerët e kongresit të cilët kundërshtojnë muret kufitare, duke sjellë mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Dy qeveri janë paralizuar. Dy demokraci të nderuara tani janë në krizë.

Ngjashmëritë janë të shumta mes tyre: Mbështetësit duan ta krahasojnë çështjen e tyre me luftën e Amerikës për pavarësi. Trump e ka mbështetur Brexit, ndërsa miku i tij, Nigel Farage, përmend krizën e emigracionit të Evropës si një arsye për të mbështetur murin e Trump.

Mosfunksionimi trans-atlantik ka pasoja të mëdha, duke pasur parasysh rolin që Shtetet e Bashkuara dhe Britania, shtyllat e aleancës së NATO-s, luajnë në operacionet kundër terrorizmit, zbatimin e sanksioneve dhe trajtimin e konflikteve në zona si Siria.

Me të dy vendet që po largohen nga marrëveshjet tregtare shumëpalëshe, Kina ka mundësi për të hyrë dhe për të luajtur një rol edhe më të madh në ekonominë globale. Dhe Rusia ka mundësi për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropë.

“Lufta e kulturës është zëvendësuar nga një luftë e kufirit,” tha Michael Lind, një profesor në Shkollën Lyndon B. Johnson të Çështjeve Publike në Universitetin e Teksasit.

Kërkesa për zgjidhjen e këtyre problemeve nuk është e re as në Britani apo në Shtetet e Bashkuara.

Nëse të dy vendet janë të prekshme ndaj bllokimit, kjo është pjesërisht për arsye historike. Si dy nga demokracitë më të vjetra në botë, ato kanë modele të njëjta, sisteme zgjedhore të njëjta.

“Në jetën time, Britania nuk ka qenë kurrë një shtet më i brishtë”, tha Matthew Goodwin, autor i “Populizmi Kombëtar: Revolta kundër Demokracisë Liberale”. “Politika britanike është në një gjendje krize. Ka nivele shumë të larta polarizimi. ”

Ai argumentoi se paraliza në Uashington dhe në Londër vjen thjesht nga demokraci që tregojnë paaftësinë e tyre periodike për të zgjidhur ndarjet thellë të rrënjosura në shoqëri.

“Procesi i konsensusit është prishur, por asnjëra palë nuk është në gjendje t’i imponojë vullnetin e saj anës tjetër”,shtoi më tej.

Në Uashington, Trump mund të thyejë ngërçin duke deklaruar emergjencën.

Në Londër, ku pasojat politike dhe ekonomike të një largimi kaotik nga Evropa janë shumë më të rënda, është shumë më e vështirë të gjendet një zgjidhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?