MENU
klinika

Favore në këmbim të vendimeve

Burg për gjyqtarin dhe psikologen “seksere” të Gjykatës së Fierit

09.01.2019 - 19:17

Arrest me burg është masa e dhënë për gjyqtarin e rrethit të Fierit, Roland Hysi, i cili i kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nënë të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj, si dhe e njëjta masë është dhënë edhe për psikologen Elona Meçani, e cila luante rolin e sekseres.

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë, pasi kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” 50 vjeçarin Hysi, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, si dhe për 28 vjeçaren Meçani, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

policia fier
policia fier

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.