MENU

Letra

Cakaj ministër/ Meta i thotë “Jo”: I papërshtatshëm për këtë detyrë

10.01.2019 - 13:16

Kur pritej drekretimi i tij, presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin.

Meta ka refuzuar të vërë firmën në dekretin për Gent Cakajn, duke argumentuar gjithë arsyet për mosdekretimin në një letër dërguar Kryeministrit Edi Rama.

“Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”- thuhet ne letren qe kreu i Shtetit i shkruan kryeministrit Rama.