MENU
klinika

Delegimi nga Rama

Cakaj në MEPJ/ Reagojnë deputetët e LSI-së: Shkelje e Kushtetutës

23.01.2019 - 15:25

Kryministri Rama ka deleguar Gent Cakajn në detyrën e ministrit të Jashtëm.

Ky akt ka sjell dhe reagimin e LSI-së, partisë opozitare ku kryesisht deputetet Klajda Gjosha, Nora Malaj dhe Përparim Spahiu, kanë komentuar mbi situatën e krijuar.

Ky proces është komentuar prej tyre si shkelje e Kushtetutës dhe si akt i përpëlitjeve të fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe ironitë në këto reagime ku qeveria Rama është krahasuar me një çorape najloni fijet e së cilës po shpërbëhen.

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ne statusin e saj ne FB shkruan se:

“Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet! Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!

Ndërkohë deputetja tjetër e LSI-së, Nora Malaj ironizoi qeverinë duke e cilësuar si një çorap najloni që po i shkëputen të gjitha fijet.”

Ja reagimi i plotë i Nora Malaj ne Fb:

“Qeveria -çorap dhe çorapia e najlonit! Historia e qeverisë shqiptare sot, pikërisht sot kur ndërkombëtarët flasin, shqiptarët po bërtasin është si historia e çorapeve të najlonit! Ajo është kthyer në një qeveri – çorap najloni , që po i ikin të tëra fijet dhe tashmë po behet e papërdorshme! Fija e parë i iku me protestat e Astirit! Pastaj i iku fija tjetër me shpejtësi marramendëse, me protestat e minatorëve . Tashmë i kanë ikur një sërë fijesh , me protestat e studentëve dhe pedagogëve! Disa fije po i ikin me shpejtësi se nuk mundet më të vazhdoj me sistemin PPP dhe së fundmi, ajo që i vë vulën është papërgjegjshmëria institucionale me aktin e fundit të shkeljes kushtetuese nga KM. Po tani? Ka veshur çorape që i kanë ikur fijet të tëra.

Në vend ka pllakosur drama kombëtare, ikja masive. Papunësia ( harroji hapjet e vendeve të punës), pasiguria ( numri më i lartë i vjedhjeve dhe vrasjeve në këtë fillim viti), ekonomia (shkatërrim total, pastrim parash dhe tendera korruptiv, punësimi (kjo tashmë është fjale e huaj në Shqipëri. Bllokimi dhe izolimi i jetës dhe ajo që i vë kapak gjuetia e shtrigave, duke paralizuar jetën ekonomike, sociale, duke e çuar atë në luftë për mbijetese! Tashmë dhe fija e fundit e çorapeve- qeveria po ikën. E bashkë me të tanimë nuk ngelet gjë tjetër, vetëm se kjo qeveri- çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur në koshin e plehrave, pasi as si element riciklues nuk vlen më ! Është kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë po edhe atë të Rajonit!

Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur dhe nga deputeti Përparim Spahiu i cili shprehet se për aktin e fundit të Kryeministri Rama ka vetëm një shpjegim, një sjellje si në pronë private.”

Reagimi i plotë i Spahiut:

“Vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i KM-s, sjellje si në pronë private. Sjellje që e ka demonstruar që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Shitje, dhurim apo delegim, quajeni si të doni. Kushtetuta??? Kush pyet!”

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD