MENU
klinika

Si shqiptarët

Cardi B bën shqiponjën! “Provokacija” e radhës…

19.01.2019 - 10:01

Simboli i shqiponjës i formuar me duar është bërë shpesh objekt diskutimi midis shqiptarëve, serbëve e grekëve. Madje, pak kohë më parë, UEFA ndëshkoi futbollistët shqiptarë të Zvicrës për këtë simbol.

Por si për të treguar se asgjë nuk është me tendencë dhe këtë simbol mund ta bëjë kushdo, ka menduar Cardi B, një nga reperet më të famshme në botë.

Së fundmi, ylli botëror ka bërë simbolin e njohur shqiptar, shqiponjën me duar në një prej emisioneve më të ndjekur në botë. Sigurisht që ky është një symbol mjaft i njohur i shqiptarëve, por reperja nuk e bëri këtë gjest për ta.

Në momentin që moderatori Jimmy Fallon e pyeti reperen për pasthirrmën “Okuuuurrr” dhe ajo i tha se ngjan si tingulli që lëshon një pëllumb, e demonstroi atë me duar duke bërë krahët e shpendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN