MENU
klinika

La Liga, Java 20

Casemiro-Modric, Real kthehet në “shina”

19.01.2019 - 18:13

Real Madrid ka vuajtur sërish, por kësaj radhe ia ka arritur të marrë tri pikë shumë vlera, sepse ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Sevilla-s, rivalit direkt. Madrilenët tashmë janë në vend të tretë, -2 pikë larg Atletico Madrid.

Ishte goli fantastik brazilianit Casemiro ai që i dha avantazhin Real Madridit, teksa kishin mbetur më pak se çerek ore lojë, ndërsa Luka Modric vulosi triumfin në fund të takimit.

Kjo ishte një ndeshje historike për Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi i Real ka regjistruar paraqitjen e 450-të në La Liga (441 te Real dhe 39 te Sevilla).

Vetëm Joaquin ka më tepër paraqitje në këtë kompeticion nga lojtarët që janë akoma aktivë.