Tre vite më parë, këngëtarja e famshme Celine Dion humbi burrin, ndërsa tashmë duket se është drejt krijimit të një lidhjeje të re.
Mediat rozë shkruajnë se 50 vjeçarja ishte në një marrëdhënie sekrete me balerinin 16 vjet më të ri, Pepe Munoz, por i hodhi poshtë duke pretenduar se ishin vetëm miq të mirë.
Në ditët e sotme, në shfaqjen e modës të Alexander Votierit, në javën e modës në Paris, thashethemet përsëri kanë dal në sipërfaqe.
Biondina kishte të veshur një fustan të shkurtër të zi me në dekolte të hapur në pjesën e sipër të trupit, e cila i vinte në pah edhe linjat seksi trupore. Së bashku kanë shkuar në shfaqjen, ndërsa paparacët kanë arritur ta fotografojnë momentin kur Pepe e ndihmoi ta rregullojë dekoltenë kanadezen.
Madje, mediat e huaja kanë raportuar se dyshja vazhdimisht kanë përdhelur njëri-tjetrin dhe se në disa raste janë puthur.