MENU
klinika

Zhdukja e futbollistit

Çështja “Sala”, Cardiff-it i mohohet kërkesa

24.01.2019 - 16:09

Policia është ende në kërkim për ta gjetur Emiliano Sala dhe shpresat që ai të gjendet i gjallë po zvogëlohen gjithmonë e më shumë.

Sala ishte transferuar të shtunën te Cardiff City, por klubi anglez nuk ka pasur mundësi të përqendrohet në negociata për transferimin e ndonjë lojtari.

Sala u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit uellsian, kur të shtunën u transferua nga klubi francez, Nantes. Megjithatë, gjatë udhëtimit të tij për në Cardiff, ai u zhduk bashkë me aeroplanin e tij të hënën.

Afati kalimtar dimëror mbyllet më 31 janar dhe drejtuesit e Cardiff kishin kërkuar nga Premier League që t’ia japin një afat më të gjatë kohor, në mënyrë që klubi të mund të marrë ndonjë përforcim për skuadër.

emiliano sala
emiliano sala

Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar dhe Cardiff do të duhet t’i përmbahet afatit kohor si për të gjitha klubet e tjera. Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Cardiff ka bërë të ditur se për klubin e tij, aspekti sportiv është lënë mënjanë për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN