MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 8 Janar?

08.01.2019 - 08:31

8 Janar 1918 – Presidenti amerikan Wilson shpall 14 pikat e tij

Në një fjalim të mbajtur përpara Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson, foli mbi qëllimet e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, dhe “14 pikat” e tij për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Evropë. Pesë pikat e para, i referoheshin parimeve të përgjithshme duke kërkuar:

Marrëveshje transparente të paqes, pas së cilave nuk do të ketë më pakte ndërkombëtare të fshehta të asnjë lloji, por diplomacia do të vazhdojë të funksionojë gjithmonë, në mënyrë të ndershme dhe sipas interesit të përgjithshëm të publikut.
Liri absolute të lundrimit në det, jashtë ujërave territoriale, njëlloj si në paqe dhe në luftë, me përjashtim të rasteve kur detet mund të mbyllen tërësisht ose pjesërisht nga veprimet ndërkombëtare, për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
III. Heqja, për aq sa është e mundur, e të gjitha barrierave ekonomike, dhe vendosja e barazisë së kushteve të tregtisë, midis të gjitha kombeve që miratojnë paqen.

Garancitë e duhura nga të gjitha palët, se armatimet kombëtare do të reduktohen në pikën më të ulët, në përputhje me sigurinë e brendshme.
Një rregullim i lirë, i hapur dhe absolutisht i paanshëm i të gjitha pretendimeve koloniale, bazuar në një respektim të rreptë të parimit, që në përcaktimin e të gjitha çështjeve të tilla si sovraniteti, interesat e popullatës në fjalë, duhet të kenë një peshë të barabartë, me qeverinë që merr vendimin.
Ndërkohë pika e fundit, kërkonte ngritjen e një instituticioni ndërkombëtar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, duke shmangur luftërat. Fjalimi u përkthye dhe u shpërnda ushtarëve dhe qytetarëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, dhe kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme tek pranimi nga ana e tyre i një armëpushimi në nëntorin e vitit

Pas përfundimit të luftës, Wilson udhëtoi në Francë, ku drejtoi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes në Versajë. Duke vepruar si një udhëheqës moral i Aleatëve, Wilson u përpoq të arrinte një paqe të drejtë, edhe pse aleatët e tjerë fitimtarë, kundërshtuan shumicën e 14 pikave të tij.

Traktati përfundimtar i paqes, që bënte thirrje për pagesa të mëdha të dëmshpërblimeve nga ish-Fuqitë Qendrore, dhe kushtet e tjera të paqes, do të kontribonin në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dy dekada më vonë. Sidoqoftë, idetë e Wilson-it mbi vetëvendosjen kombëtare, dhe krijimi e një organizmi botëror të pasluftës, u mishëruan në traktat. Për përpjekjet e tij, në vitin 1920, ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

8 Janar 1940 – Benito Musolini, vë në pikëpyetje planet e Hitlerit mbi pushtimin e Britanisë

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së Madhe. Musolini pyeste nëse ishte realisht e nevojshme “të rrezikohej gjithçka, duke përfshirë edhe regjimin” për këtë plan.

Mesazhi i Musolinit ishte konfuz. Asokohe, ai kishte arsyet e veta për të kundërshtuar padurimin e Gjermanisë, për përhapjen e luftës në të gjithë kontinentin evropian. Italia nuk qe e gatshme t’i bashkohej kësaj përpjekjeje, ndaj Gjermania do të merrte gjithë lavdinë, dhe do të mund të lindte në hije diktatorin e Italisë.

Gjermania kishte pushtuar tashmë Sudetet në Çekosllovaki dhe Poloninë; dhe nëse Hitleri pushtonte Francën dhe më pas detyronte Britaninë të qëndronte neutrale – apo më keq akoma e mundte atë në betejë – Gjermania do të sundonte Europën. Musolini kishte marrë pushtetin në Itali shumë kohë përpara Hitlerit në Gjermani, dhe ishte mburrur të ringrinte një Perandori të re Romake. Ndaj nuk donte të lihej pas në këtë garë nga Hitleri.

Por sikurse dihet Hitleri e injoroi atë letër, dhe vazhdoi përpara me planet e tij për të pushtuar Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën. Ndërkohë Musolini, filloi të hidhte sytë drejt lindjes. Ai sulmoi Jugosllavinë, dhe në një veprim strategjik katastrofik, Greqinë.

8 Janar 1642- Vdes astronomi italian Galileo Galilei

Galileo Galilei vdiq në Itali në moshën 77-vjeçare. I lindur më 15 shkurt 1564, Galileo njihet si “babai i astronomisë moderne”, “babai i fizikës moderne” dhe “babai i shkencës”, për shkak të zbulimeve të tij revolucionare. Në cilësinë e njeriut të parë që përdori një teleskop për të vëzhguar qiellin, Galileo zbuloi hënat e Jupiterit, unazat e Saturnit, njollat e diellit dhe sistemin e rrotullimit të planetëve.

Pasi bëri publik bindjen e tij se Toka rrotullohet rreth Diellit, në favor të sistemit Kopernikian, ai u akuzua për herezi nga Inkuizicioni – trupi gjyqësor i kishës katolike. Gelilei u shpall fajtor në vitin 1633, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, por për shkak të moshës së tij të thyer dhe shëndetit të dobët, u lejua të kryente në dënimin e tij nën arrest shtëpiak.

8 Janar 1835 – Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara është zero, për herë të parë dhe të fundit në historinë e vendit.

8 Janar 1912 – Themelohet Kongresi Kombëtar Afrikan.

8 Janar 1936 – Në Iran, Shahu Reza Pahlavi firmos dekretin Kashf, duke e urdhëruar policinë t’i heqë forcërisht hixhabin çdo gruaje që dilte në ambjente publike.

8 Janar 1940 – Në Luftën e Dytë Botërore, Britania fillon zbatimin e masave për racionimin e ushqimit.

8 Janar 1961 – Në Francë, një referendum mbështet politikat e Sharl De Golit ndaj Algjerisë.

8 Janar 1964 – Presidenti Lindon B.Xhonson shpall planin kombëtar, për luftimin e varfërisë në në Shtetet e Bashkuara.

8 Janar 1973 – Skandali i Uotergejtit:Në Uashington nis gjyqi ndaj 7 zyrtarëve të akuzuar për hyrjen e paligjshme në selinë e Partisë Demokratike, dhe vendosjen atje të pajisjeve të përgjimit.

8 Janar 1996 – Një avion rus mallrash “Antonov An-32”, rrëzohet mbi treg të tejpopulluar me njerëz në Kinshasa të Zairesë në Afrikë, duke vrarë 223 njerëz në tokë. Ndërkohë 2 nga gjashtë 6 pjesëtarët e ekuipazhit, gjetën gjithashtu vdekjen.

8 Janar 2011 – Vrasja e mbetur në tentativë e kongresmenes amerikane të Arizonës në SHBA, Gabrielle Giffords, shkakton vdekjen e 5 personave të tjerë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe