1788 – Konektikat bëhet shteti i pestë që pranohet në Shtetet e Bashkuara. Kryeqyteti i tij është Hartford. Shteti mban emrin e lumit Connecticut, që kalon mespërmes tij. Fjala është një shqiptim frengjisht i fjalës vendase “quinetucket”, që do të thotë “lum i fryrë”. Kolonët e parë evropianë të Connecticut ishin holandezë. Vendbanimet e para të mëdha u themeluan nga Anglia në vitet 1630.
1799 – Kryeministri britanik William Pitt i Riu vendos për herë të parë një taksë mbi të ardhurat për të mbledhur fonde për financimin e luftës kundër Napoelonit.
1839 – Akademia franceze e Shkencave shpall procesin e fotografisë të tipit Daguerre, si shpikje dhe trashëgimi të artistit francez Zhak Mande Louis Daguerre. Në vetëm pak muaj pas kësaj shpalljeje, manuali udhëzuez për të prodhuar fotografi sipas kësaj metode (Daguerreotype) mund të gjendej në të gjithë botën në një numër përkthimesh. Veçoria në këtë lloj fotografimi është origjinaliteti i figurës dhe ngjyra gri ose argjendi që i jep fotos një pamje klasike. Nga fillimi i viteve 1860, Daguerreotype u zevendësua me metoda të tjera më pak të kushtueshme. Por një ringjallje e daguerreotypit ndër fotografët e interesuar në proceset historike është vënë re ne vitet 1980 – 90 dhe ka vazhduar në vitet 2010.
1858 – Anson Jones, presidenti i fundit i Republikës së Teksasit, kryen vetëvrasje. Anson Jones ishte një mjek, biznesmen, kongresmen, dhe presidenti i katërt dhe i fundit i Republikës së Teksasit. Ai është quajtur Arkitekt i aneksimit, pasi luajti rol në anëtarësimin e Teksasit në SHBA. Anson Jones besonte se legjislatura e Teksasit do t’a dërgonte atë në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Por ai nuk fitoi asnjë vote. Pas kesaj, për katër ditë Jones u mbyll në hotelin Old Capitol në Houston, dhe pas darke më 9 janar, vrau veten në dhomën e tij. Ai ishte 59 vjeç.
1878 – Vdiq Viktor Emanueli II – mbreti i Sardenjës nga viti 1849 deri më 1861, kur u bë mbreti i një Italie të bashkuar, për herë të parë që prej shekullit të 6-të. Italianët i dhanë atij epitetin “Ati i atdheut (Padre della Patria).
1914 – Gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohëshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga majori turk Beqir Grebene, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri. Ky Komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohëshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit. Grebene dhe shokët e tij u nxorrën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandërmarisë holandeze; Beqir Grebene u dënua me vdekje.
2007 – Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs, tregon publikisht iPhonin e parë. Në fjalën e tij, Jobs tha, “Kam qenë në kërkim për dy vjet e gjysmë dhe sot, Apple shpall rishpikjen e telefonit” – kombinim i tre pajisjeve: iPod, Telefon, Komunikues Interneti.