Sot do të mblidhet Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.
Partia Demokratike ka vendosur të jetë pjesë e seancës së ditës së sotme ku do të votohen Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në seancën e jashtëzakonshme që do të nisë punimet në orën 17:00, priten debate për situatën politike, ekonomike dhe krimin.
Në votim nuk do të jetë emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm, pasi presidenti ende nuk e ka dekretuar.
Me nisjen e sesionit, kreu i grupit parlamentar të PS i kërkon opozitës konsensus për reformën zgjedhore, pasi tashmë po kalojnë limitet e kohës.
Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga Kryeministri Rama dhe u miratua në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.