MENU
klinika

Premier League, Java 22

Chelsea “blindon” me vuajtje zonën Champions

12.01.2019 - 20:24

Ka rezultuar ashtu siç ishte parashikuar ndaj Newcastle. Chelsea ka vuajtur në “Stamford Bridge” ndaj Newcastle, por ka arritur të fitojë 2-1, rezultat që “blindon” zonën Champions.

Ndeshja nisi mirë për të zotët e shtëpisë, teksa Pedro shënon në minutën e nëntë golin e avantazhit, pas pasimit të David Luiz. Blutë e Londrës dhe trajneri Sarri qetësohen.

Por miqtë arrijnë të barazojnë në minutën e 40-të me anë të Clark. Pjesa e parë mbyllet 1-1, teksa vihet re nervozizmi në radhët e Chelsea-s.

Në pjesën e dytë vendësit futen më të vendosur dhe për pasojë vjen edhe goli i avantazhit. Është Willian ai që shënon golin e dytë, teksa shërbehet mirë nga Hazard. Ky rezultat nuk do të ndryshonte deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 22

Salah rikthen Liverpool te fitorja