MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Christian Panucci fiton gjyqin në Itali

30.01.2019 - 11:34

Christian Panucci është në disa procese gjyqësore civile, madje edhe në Shqipëri ka paditur ish-presidentin Bujar Nishani. Megjithatë, në Itali, trajneri i Kombëtares shqiptare e ka fituar një gjyq.

Para disa vitesh ai i ka shitur një ‘Ferrari 599’ një personi të quajtur Mateo Leporati dhe pagesa do të bëhej me këste.

Si fillim, personi që bleu ‘Ferrarin’ e Panuccit ka paguar një shumë që arrin në 54 mijë euro ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhej me kalimin e kohës.

Por, këtu kanë nisur problemet duke qenë se Mateo nuk po paguante dhe dëshmitarja e kësaj shitjeje, Eleonora Atzori e kishte larguar ‘Ferrarin’ nga Italia duke e çuar në Gjermani.

Panucci, duke parë që nuk po merrte më asnjë pagesë tjetër të kësteve ka bërë një denoncim dhe palët kanë dalë para trupës gjykuese në Savona. Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme, ‘lastampa.it’ raporton se gjykata e Savonas ka marrë një vendim pro Panuçit.

Ajo ka vendosur që të dënojë me nga 1 vit burg dy personat e përfshirë në këtë mashtrim kundrejt Panuçit, ndërkohë që në për Eleonora Atzorin u bë një tolerim duke qenë se u lejua që dënimin ta kryejë në një formë tjetër dhe të mos dënohet me burg, ndërkohë që Mateo do të vuajë burgun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë

Trajneri kërkon 100 mijë euro

Nishani reagon për padinë e Panuccit