MENU
klinika

Arti shqiptar

Cirku Kombëtar shqiptar ka 60-vjetorin e tij

12.01.2019 - 18:57

Cirku Kombëtar futet në 60-vjetorin e krijimit të tij në 2019. Në këtë vit jubilar po ndihet zhvillimi i aktiviteteve të drejtuesve të Cirkut Kombëtar.

Disa projekt ide që do hidhen këtë vit do të kulmojnë me premierat e reja dhe me shumë ide artistike si ekspozita fotografike, botime historike, dokumentarë në nder të zhvillimit të jetëgjatësisë së cirkut.

Sajmir Çili, drejtori i cirkut, në lidhje me këtë thotë se shfaqjet do të vazhdojnë të jenë miks për fëmijë dhe të rritur në arenën e Cirkut Kombëtar.

Një nga artistët e cirkut, Julian Kazazi, rikthen vëmendjen tek artdashësit, por dhe te problemet që po kalon cirku në vend. Kazazi është njëkohësisht dhe kryetar i sindikatës së artistëve të Cirkut Kombëtar.

Drejtori i cirkut Sajmir Çili shton se:

“Është 60 vjet institucion, 60 vjet art që është themeluar dhe brezat vazhdojnë e mësojnë këtë art dhe performojnë. Unë kam menduar shumë gjëra për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar, por gjithmonë ne varemi dhe nga buxheti që do ta na miratojnë nga ministria. Unë përveç katër premierave që janë menduar gjatë këtij viti me artistët kam menduar dhe për një mbrëmje gala, ku dua të jetë i ftuar dhe presidenti për të ndarë disa çmime për artistët tanë të cirkut. Do të jenë çmime që të ndahen për artistët e njohur ndër vite të cirkut tonë. Po ashtu unë kam dëshirë që të botohet dhe libër me historinë e tij apo dhe të realizohet një film dokumentar për cirkun tonë dhe artistët”

Në lidhje me problemet që po e shoqërojnë cirkun më tepër ka dhe një zbehje të vlerave dhe mungesën e shumë kushteve për një cirk dinjitoz. Në lidhje me këtë Kazazi shprehet:

“Ne kërkojmë më shumë ndihmë nga Ministria e Kulturës për Cirkun Kombëtar dhe ky vit duhet të jetë një mbështetje madhe që duhet të na vijë nga ministria, nuk është se e ka bërë, por shpresojmë të kemi këtë vit vëmendje.’’

Në lidhje me buxhetin ekonomik, një plagë kryesore që e ka shpënë cirkun kombëtar në këtë stad, ai shprehet se:

‘’Ne sërish si artistë dhe si administratë do të kërkojmë dhe sponsorë të jashtëm, ku do të jetë dhe mbrëmja gala apo dhe të tjera aktivitete gjatë vitit”

Një nga karkateristikat e cirkut kombëtar ka qenë se ajo ka performuar në çdo skenë skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk ka pasur vend që nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Në të gjitha sheshet dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Janë performuar shfaqje shumë të bukura dhe shqiptarët kanë qenë të dashuruar pas cirkut. Dalëngadalë kanë lindur gjini specifike të artit.

Cirku kombëtar ka një begraund të gjerë dhe me plot suksese. Që me kohën ku u ngrit profesionalisht nga Telat Agolli me sukseset e stafit në rang kombëtar po edhe ndërkombëtar deri në Kinë ai kishte një interes të madh nga publiku.

Cirku nis rrugëtimin e tij në vitet 1932-1935 ku ka pasur dhe nismëtarët e parë të teatrit me shfaqjet e iluzionit dhe ekuilibrit. Vit pas viti iu shtuan edhe profilet ku ata luanin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, ato me kafshë, kllounë e xhonglerë.

Në vitin 1959 artistë kurajozë e të talentuar realizuan një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik”. Këtu fillon dhe një standard më i lartë profesional në rang kombëtar në kuptimin e vlerës që jepte cirku, artit dhe kulturës. Duke filluar nga viti 2012, cirku ynë është njohur si Cirk Kombëtar.