MENU
klinika

Vizita treditore surprizë

Ç’kërkon Kim Jong-un në Kinë?

08.01.2019 - 13:21

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në Pekin për një vizitë të panjoftuar, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping.

Kim do të jetë në Kinë deri më 10 janar me gruan e tij Ri Sol-ju, sipas raporteve të medias shtetërore.

Vizita vjen mes raportimeve se negociatat janë duke u zhvilluar për një samit të dytë midis Kim dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump. Ata u takuan qershorin e kaluar, takimi i parë i tillë për një president të SHBA.

Ka spekulime se Kim po shkonte në Kinë pasi u raportua se një tren i Koresë së Veriut ishte parë duke kaluar kufirin. Dhjetëra automjete dhe zyrtarë të sigurisë bllokuan rrugët rreth stacionit të trenit në qytetin kufitar Dandong.

Vizita e Kim, gjatë së cilës ai është duke u shoqëruar nga disa zyrtarë kryesorë të Koresë së Veriut, është e katërta e tij në Kinë në më pak se një vit.

Kina është një aleat i rëndësishëm diplomatik për Korenë e Veriut dhe një nga burimet kryesore të saj të tregtisë dhe ndihmës.

Kim nuk e takoi Xi për gjashtë vitet e para të udhëheqjes së tij në Korenë e Veriut. nPor vitin e kaluar, ai vizitoi Kinën tri herë. Asnjë nga udhëtimet nuk ishte paralajmëruar paraprakisht.

Laura Bicker nga BBC në Seul thotë se dy nga udhëtimet, të cilat u zhvilluan përpara samiteve historike me udhëheqësin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe z. Trump, u panë si një shans për të bashkërenduar strategjinë.

Vizita e fundit treditore, ka gjasa të nxisë spekullimet se një samit i dytë mes SHBA-së e Koresë së Veriut do të zhvillohet së shpejti.

Më parë këtë javë, zoti Trump tha se një vend për një takim tjetër midis dy do të shpallet në një të ardhme jo shumë të largët.

Trump u tha gazetarëve në Uashington DC se një dialog po zhvillohej me Korenë e Veriut, por sanksionet mbi Phenianin do të mbeten njësoj.

Në fjalimin e tij vjetor të Vitit të Ri, zoti Kim tha se ishte i angazhuar për denuklarizimin, por paralajmëroi se ai do të ndryshonte kursin nëse sanksionet e SHBA mbetën.

Përparimi diplomatik midis Trump dhe Kim është ngadalësuar që nga samiti i Singaporit. Të dyja palët nënshkruan një zotim në atë kohë për të denuklearizuar Gadishullin Korean, edhe pse nuk ishte kurrë e qartë se çfarë do të sjellë kjo./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka kërkuar azil në një shtet perëndimor"

Ambasadori i Koresë së Veriut në Itali “zhduket”