MENU
klinika

Foto

Ç’po ndodh? Balili niset i qeshur nga policia drejt Prokurorisë

17.01.2019 - 13:51

Klement Balili do të përballet sot me masën e sigurisë tek Krimet e Rënda. Ai është fotografuar i qeshur teksa ka dalë nga ambjentet e paraburgimit në ‘Policinë e Tiranës’, për tu nisur drejt gjykatës.

Sikurse shihet edhe në foto, Balili, i cili u cilësua nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’ shfaqet i qeshur teksa shoqërohet nga forca të shumta policie.

Përballë togave të zeza te Krimet e Rënda, Balili do të njihet me akuzat që rëndojë mbi të si edhe do të bëhet një rivlerësim i masës së sigurisë dhënë ndaj tij 2 vite më parë në mungesë.

Sipas shortit të hedhur, gjyqtarja e seancës së tij është Miliana Muça.