20.01.2019 - 11:18
Policia e Shtetit në një postim në “Facebook”, ka publikuar emrat e 22 personave më të kërkuar për Qarkun e Tiranës.
Gjithashtu Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që të kontribuojnë me informacione në lidhje me vendndodhjen e tyre.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia.