MENU
klinika

Mbledhja e komisionit

Debate te ‘Ekonomia’/ Ahmetaj: S’heqim dorë nga PPP

28.01.2019 - 12:41

Ditën së sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar për ndryshimet në buxhetin e vitit 2019 dhe aktin normativ të vitit 2018.

Gjatë mbledhjes ka pasur përplasje dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Kreu i komisionit Arben Ahmetaj tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga koncesionet dhe PPP.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij tha se diskutimi i opozitës është tallje me njerëzit dhe se përpjekja e tyre për demonizimin e PPP është në kundërshtim me interesin publik.

Pas fjalës së Ahmetajt ka reaguar demokrati Edmond Spaho, i cili tha se ka një qëndrim të ashpër të FMN për PPP e pakërkuara.

Ndërsa deputetja e PD-së Tabaku, theksin e vuri te fakti se besimi i biznesit ka rënë sipas BSH dhe se kjo është një këmbanë alarmi për ekonominë.

DEBATI:

Arben Ahmetaj: Ka një iniciativë të ndërmarrë nga qeveria, një ligj të dorëzuar në parlament në dhjetor të këtij viti që rishikon kuadrin e koncesione. Por unë dua të shtoj këtu në emër të mazhorancës që ne nuk do heqim dorë nga zhvillimi i investimeve publike dhe nëpërmjet instrumenteve të koncesionit dhe PPP. Unë e kam thënë, diskutimi që ju bëni është tallje me njerëzit. Ju i thoni popullit të Dibrës që nuk meritoni rrugë, i thoni popullit shqiptar që nuk duhet të ketë aeroport etj. Kemi një sërë shembujsh. Përpjekje juaj për të demonizuar PPP shkon në kundërshtim me interesin publik dhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

Edmond Spaho: Mos përpiqemi të veprojmë si struci, ju a po i anuloni PPP e pakërkuara në korrik? Pse? Sepse kanë dhënë efekt negativ, sepse ndyshe do të vazhdonit. Fakti që po i anuloni do të thotë që jua kanë vënë litarin në fyt. Ka një qëndrim të ashpër të FMN për PPP e pa kërkuara. Deputetët holandez thanë që praktika e ndjekur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është në kundërshtim me kriteret e BE për organizimin e tenderimit të parave publike. Është normale të harxhojmë 20 mln euro për 1 km tenderim?! Mirë ajo rruga që na qenka e domosdoshme, por kjo rruga këtu me 20 mln euro është e domosdoshme?.

Arben Ahmetaj: Çdo gjë që kalon me ligj është e ligjshme.

Jorida Tabaku: Besimi i biznesit ka rënë sipas BSH. Krediti i biznesit ka rënë dhe rënia e besimit në ekonomi është kambanë alarmi. Borxhi publik nuk është llogaritur si duhet, pasi nuk janë llogaritur TVSH dhe prapambetjet. Nuk e di nëse Ministrja e Financave ka një llogari për koncesionet dhe PPP. Nuk kemi regjistër të plotë për kontratat. Procedurat për tenderat bëhen pa garë. Janë ulur shpenzimet për ish të përndjekurit.

Media greke citon diplomatin: Do t’i bëjmë një ofertë që s’do ta refuzojë dot

A mundet Rama të bëjë një marrëveshje me Greqinë në prag të zgjedhjeve?

"Do shtrihemi me 12 milje në Jon, fillimisht në…"

Kreu i diplomacisë greke flet për mundësinë e dakordësisë me fqinjët

Fton në takim anëtarët e Këshillit Politik

Hajdari bën gati amendamentet për listat e hapura