MENU
klinika

Moti i keq

Dëbora mban të izoluara 115 familje në Dibër

23.01.2019 - 20:44

Rreshjet e dëborës vazhdojnë të jenë prezente dhe tu shkaktojnë probleme banorëve në disa njësi të Qarkut të Dibrës.
Në vendet si  Sllov, Lurë, Selisht, Kala e Dodës bora ka sjellë vështirësi në qarkullimin e banorëve dhe i ka izoluar ata.

Siç raportojnë banorët e Lurës, bora ka arritur 20cm dhe vazhdon të bjerë ende.
Probleme ka edhe në disa njësi të Bulqizës, konkretisht në Ostren, Trebisht, ku ka dhe probleme me qarkullimin e automjeteve.

Sipas banorëve në këto zona automjetet lëvizin vetëm me përdorimin e zinxhirave.

kolana e librave

Vijojnë të mbeten të bllokuara edhe disa fshatra të Qarkut të Dibrës ku në Terrnov të Madhe dhe Terrnov e Vogël janë të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të borës.