Europa, por edhe vendi ynë, është përfshirë kohët e fundit nga një mot i ftohtë, me temperatura nën zero e me reshje dëbore.
Edhe në vendin tonë shumë zona kanë pasur probleme të shumta duke mbetur edhe të bllokuara. Ndërsa nga shteti fqinj i Malit të Zi është gjetur një mënyrë origjinale për të bërë të mundur pastrimin e dëborës.
Në mungesë të ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, një qytetar në Podgoricë ka shfrytëzuar një kalë për t’i ardhur në ndihmë një lagjeje në Podgoricë.
Kafsha tërheq një konstrukt druri, ndërsa drejtohet nga i zoti, ndërsa bën të mundur lirimin e rrugës nga dëbora e madhe.
Video është bërë virale në rrjetet, ndërsa vlerësime të shumta ka marrë edhe personi, i cili e ka bërë të mundur këtë gjë.