MENU

Foto

Dëbora zbardh edhe Elbasanin, ja rrugët problematike

09.01.2019 - 09:07

Dëbora gjate natës ka mbuluar të gjithë zonat malore si dhe qytetin e Tiranes e Elbasanit. Dëbora në qytetin e Elbasanit ka filluar që në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Trashësia e saj në qendër të qytetit ka arritur të paktën 2 cm në orën 06.30 të ditës së sotme.

Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së martë.

Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

ARRSH bën me dije se Qafa Thana duhet të kalohet vetëm me zinxhirë.

Ndonëse në Elbasan dëbora ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet nuk ka qëndruar gjatë dhe ka shkrirë brenda natës.