MENU
klinika

Protesta

Dekani i Juridikut-studentëve: Keni dalë me fytyrë, ku do shkoni ju?

16.01.2019 - 11:38

Bojkoti i mësimit nga studentët vijon ende. Gjatë ditës së sotme dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha ka zhvilluar një takim me studentët në zyrën e tij.

Mësohet se dekani u ka bërë thirrje studentëve për ndërprerje të bojkotit dhe protestave dhe vijimin e mësimit.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin.

Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, është shprehur Hoxha.