MENU
klinika

Afati i përcaktuar

Dekretet e Metës sjellin deputetët në punë para kohe

07.01.2019 - 09:49

Seanca plenare për të miratuar dekretet e Presidentit Meta pritet të mos zhvillohet këtë javë.

Ndonëse Parlamenti është me pushime, dekretet e miratuara nga kreu i shtetit për emërimin e disa ministrave dhe shkarkimin e disa të tjerëve duket se do t’i sjellë në punë përpara kohe deputetët.

Konkretisht, Rregullorja e Kuvendit parashikon se Kuvendi zhvillon punimet në dy sesione plenare. Sesioni i vjeshtës fillon punën të hënën e parë të shtatorit, ndërsa sesioni i pranverës fillon punë të hënën e tretë të janarit, që përkon me datën 21 janar.

Por afatet e përcaktuara në Kushtetutë për miratimin e dekreteve të Presidentit duket se do t’i sjellë deputetët në punë një javë më herët se ç’ishte parashikuar në ligj.

meta bushati-konica.al

Neni 98 i Kushtetutës thekson se ministrat emërohen ose shkarkohen me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve nga Presidenti. Po ashtu, edhe dekretet për emërimin apo shkarkimin e ministrit miratohen brenda 10 ditëve nga ana e Kuvendit.

Dekretet e Metës për shkarkimin e gjashtë ministrave dhe emërimin e katër propozimeve të Ramës u bë në datën 5 janar që për rrjedhojë, afati maksimal i mbledhjes së Kuvendit është data 15 janar.

Gjithsesi, deputetët e shumicës do të presin edhe ditët në vijim nëse kreu i shtetit do të krijojë bindjen për të shkarkuar edhe Ditmir Bushatin, si edhe emërimin e ministrave që vijnë nga shoqëria civile në mënyrë që votimi për ndryshimet në qeveri të bëhet në një seancë të vetme.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD