MENU
klinika

Detajet

Dënoi për shpifje Bashën/ Gjyqtari nën ‘ethet’ e vetting-ut

21.01.2019 - 17:00

Gerd Hoxha është kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe është etiketuar edhe si një nga njerëzit “anti vetting” për shkak të ankimeve, ankimimeve të herëpashershme që ka bërë në të shkuarën në Gjykatën Kushtetuese. Por dhe ai si gjithë kolegët e tij do të kalojë në sitën e vetting-ut.

Hoxha ishte gjyqtari që dha sot vendimin për të shpallur fajtor kreun e PD-së, Lulzim Basha për shifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla për çështjen “Toyota Yaris” e dha sot në gjykatën e Tiranës gjyqtari Gerd Hoxha.

kolana e librave

Po ashtu mësohet se Hoxha ende nuk e ka kaluar procesin e vettingut. Deri më tani, gjyqtari ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

E ndërsa pret vendimin e KPK-së, gjyqtari vendosi të mbyllë një çështje kaq të përfolur si ajo e “Toyota Yaris” brenda të cilave u gjetën 3.4 mln euro. Për ngjarjen e ndodhur në verën e vitit 2018 kryedemokrati Basha drejtoi gishtin e akuzës dhe lidhi me emrin e socialistit Taulant Balla.

Po sot i njejti gjyqtar që pret vendimin e KPK-së vendosi të “Deklarojë fajtor të akuzuarin Z.Romeo Kara, për kryerjen e veprës penal të “Shpifjes”, së kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Z. Shkëlzen Berisha, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.