MENU
klinika

Postimi i Tritan Shehut

Deputeti i PD: Ja çfarë synon Rama me vendosjen e Shalsit ministër

05.01.2019 - 20:18

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, emërimi i Eduart Shalsi nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarrjeve ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me Kinën.

Në një status në rrjetin social Facebook, deputeti Shehu shkruan se Rama po kërkon të zhvendosë ekonominë e Shqipërisë drejt Lindjes.
“Pa dyshim ky është një sinjal tjetër i fortë politik në panik i Kryeministrit në braktisje,” shkruan Shehu.

 

Statusi i plotë

Emërimi i Shalsit në postin e Ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarrjeve ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike e shkëmbimeve me Kinën, me qëllim një afrim edhe politik me këtë vend, për të “çarë bllokadën”, që Perëndimi po i bën këto vite qeverisjes së Rilindjes.

Shalsi prej kohësh njihet edhe prej partnerëve tanë si një “pilaster” i lidhjeve me Kinën, që po punon për të “zhvendosur” ekonominë e Shqipërisë drejt Lindjes.

Pa dyshim ky është një sinjal tjetër i fortë politik në panik i Kryeministrit në braktisje, si dikur Hoxha, por që bie qartësisht ndesh me politikat amerikane e europiane, me interesat jetike të vendit tonë.

Nëqoftëse prej 5 vitesh nuk ka asnjë investim serioz perëndimor në Shqipëri, shkaku janë politikat shkatërruese të kësaj Qeverie, vizioni i saj Lindor, elementë të cilat Kryeministri kërkon t’i thellojë nëpërmjet mesazherit të tij deri në Kinën e largët.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!