MENU
klinika

Deputeti Luçiano Boçi

Deputeti i PD-së apel pedagogëve: Bashkojuni protestës

08.01.2019 - 11:53

Kur protesta e studentëve vazhdon me vendosmëri deri në plotësimin e plotë të 8 kërkesave të tyre, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka bërë një thirrje pedagogëve tí bashkohen protestës së studentëve dhe të firmosin shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Boçi fton të gjithë pedagogët të bëhen pjesë e protestës së studentëve.

Demokrati thekson se pedagoget nuk duhet të heshtin përballë kushteve skandaloze në të cilat japin mësim, por edhe persekutimit që po u ndodh nga qeveria.

REAGIMI I BOÇIT

PEDAGOGË MOS HEZITONI!

ËSHTË MOMENTI JUAJ!

Pedagogë të nderuar, studentët e bën të tyren e po vazhdojnē me një vendosmëri të admirueshme!

Ata nuk u ngritën vetëm e thjesht për tarifat e larta, për rrjepjen e pandalshme të familjeve, për pasigurinë ekonomike, për mungesën e së ardhmes, për Ligjin si Edi, por thelbësisht dhe për Universitetin, për Universitetin tonë e tuajin publik.

U ngritën që ai të ketë dinjitet, hapësirën e nevojshme akademike, misionin iluminues dhe avangard ekonomik e social, në një mjedis demokratik normal, ku vlera e diplomës përcaktohet nga tregu i dijes dhe jo nga tregu i politikës dhe i Universiteteve, ku studenti nuk është klienti i rradhës dhe ku ju nuk jeni “shitësit e mallkuar”, të një dije të pa vlerë e të pa branduar.

U ngritën që ju të keni pozicionin e merituar në katedrat e fjalës së mencur, respektin e vlerësimin financiar sipas mësimdhënies, punës e meritës.

Që ju të jeni subjekti i realizimit të kërkimit shkencor dhe jo objekte të persekutimit shkencor, sipas një fryme antiintelektuale që ka instaluar ky, Rama i dytë.

Beteja e tyre është dhe beteja juaj!

Nuk është beteja kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama.

Jo!

Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare.

Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta.

Paguheni keq, shumë keq.

Trajtoheni me përcmim.

Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor.

Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë.

Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur.

Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj.

Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e

kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju!

Dhe ju heshtni?!

Pedagogë ky është momenti juaj!

Mos hezitoni!

Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre.

Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni!

Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë.

Ndryshe nuk janë të tilla.

Ju e dini më mirë se kushdo që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim,

asnjë financim, asnjë bibliotekë të shtuar,

Asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët.

Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit.

Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush.

Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet.

Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj.

Zemërimi i tyre është i sinqertë.

Beteja e tyre është dhe beteja juaj!

Mos u bëni palë e presekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota.

Mos keni frikë nga zgjidhja politike.

Dija juaj është më e fortë se cdo politikë dhe se cdo dhunë që pjell pushteti.

Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Vepër e mirë nuk është vëtëm puna shkencore e mësimore.

Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur.
Mos harroni!

Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja.

Shpëtoni sot bashkë me studentët Universitetin!

Brezat do ju jenë falenderues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë