MENU
klinika

Deklaron Presidenti Thaçi

‘Dështimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, kthim tragjik’

02.01.2019 - 12:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi ka theksuar se kjo ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe partitë opozitare duhet ta marrin rolin që u takon në procesin e dialogut me Serbinë pasi, sipas tij, është i rëndësishëm dhe historik për Kosovën.

Presidenti ka bërë me dije se arritja e një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019.

Dialogu me Serbinë, përkatësisht arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse, përfundimtare, që do ta sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, është ambicia kryesore e Kosovës për vitin 2019. E veçanta e vitit 2018 është se është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar, një shtytje që të mbyllen çështjet e hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtë viti u arrit Marrëveshja e Prespës që pas dy dekadave solli zgjidhje për kontestin e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Tash vëmendja është te marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky momentum i ri, kjo vëmendje e bashkësisë ndërkombëtare, ka ndihmuar edhe në përshpejtimin e arritjes së një konsensusi të brendshëm në Kosovë. Kuvendi i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror për dialogun në të cilin është përfaqësuar edhe një pjesë e opozitës si dhe shoqëria civile. Tanimë është duke u ndërtuar zëri i bashkuar i Kosovës për ta përfunduar dialogun me Serbinë”, tha presidenti Thaçi. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë