MENU
klinika

Marrëdhëniet e Trump me Rusinë

Detaje të fshehta me Putin/ Trump mohon gjithçka

13.01.2019 - 15:17

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump së fundmi ka mohuar fshehjen e detajeve të bisedave me presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i SHBA tha se nuk mban asgjë të fshehtë.

Washington Post raportoi se Trump në një rast në 2017, hoqi shënimet e përkthyesit pas bisedimeve me presidentin rus. Si edhe raportohet se nuk ka asnjë regjistrim të takimit të tij 2 orësh me Putin në Helsinki vitin e kaluar.

Marrëdhëniet e Trump me Rusinë përpara zgjedhjes së tij si president në vitin 2016 janë objekt i një hetimi federal.

Hetuesit e udhëhequr nga ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim mes ekipit të fushatës së Trump dhe shtetit rus për të ndihmuar atë që të fitonte zgjedhjet.

“Nuk jam duke mbajtur asgjë të fshehtë,”-tha Trump për Fox News duke iu referuar raportit të fundit.

Ndërsa shtoi se ishte biseduar në Helsinki me udhëheqësin rus si me çdo president tjetër dhe se bënë biseduan rreth “gjërave shumë pozitive” të tilla si ekonomia.

“Kushdo mund ta kishte dëgjuar atë takim. Çdo gjë rreth Rusisë është një mashtrim,”-shtoi ai.

Trump ka realizuar takime dypalëshe me shumë udhëheqës botërorë por ai me Putin është në qendër të vëmendjes