MENU
klinika

Deklarata

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bërnabiç: Janë bërë 50 hapa pas

04.01.2019 - 18:12

Në një intervistë për “Tv Pink”, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i ka mëshuar faktit se nuk do të ketë kompromis me Kosovën.

Bërnabiç u shpreh sot se për shkak të vendimeve të ndërmarra të Kosovës, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka bërë shumë hapa pas.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, ka deklaruar Bërnabiç.

'Nuk ka dialog pa largimin e taksës 100%' konica.al

Duke theksuar se gjuha e kompromisit shihet e largët, ajo e cilësoi vendimin politik në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë si një kërcënim të madh.

Më tej, kryeministrja serbe u shpreh se ky hap nuk të çon asgjëkundi tjetër përveçse në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë!

Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë

Premtimet e kandidatëve për qytetarët

Aksioni kundër kontrabandës në Kosovë

Gjykata merr vendimin për pesë të arrestuarit

SHBA cakton ambasadorin e ri në Serbi

Diplomati amerikan njihet si negociator i vështirë

"Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim"

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri