Procesi i digjitalizimit në shumë institucione po merr jetë në mënyrë të plotë duke filluar së pari nga dokumentet arkivore.
Pas procesit të plotë të digjitalizimit të arkivave të Bibliotekës Kombëtare Shqiptare si dhe digjitalizimit të bibliotekave të Shkodrës a Elbasanit tashmë radhën e ka modernizimi i Arkivit Qendror i Shtetit.
Shqiptarët po më shumë studiuesit dhe kërkuesit shkencorë tashmë do të kenë dokumente të digjitalizuara. Puna e lodhshme dhe e mundimshme nëpër arkivat e shtetit nga studiuesit duke i printuar apo duke i studiuar në arkiva tashmë mund të bëhet nëpërmjet internetit.
Dhe kjo metodë bashkohore, pra digjitalizimi, është një arritje e madhe që vjen si ndihmë për shkenctarët e historisë, por dhe për këdo hulumtues që do të thellohet në studimet e tij.
Kjo sidomos për pjesën historikë të dokumenteve në mbi 200 milionë dokuemente. Falë digjitalizimit nuk krijohet vetëm ruajtja e dokumenteve, por një sërë procesesh sidomos studimi më i plotë dhe më i thelluar i fakteve historike.
Tashmë sistemi i digjitalizimit të dokumenteve arkivore do të jenë të gatshme për vetëm 20 sekonda vetëm duke u pajisur me kartën e përdoruesit sipas kategorive të ndryshme.
Përmes aplikacionit online shumë dokumente historike tashmë mund të shihen online njësoj si të gjithë vendet e zhvilluara kundrejt një pagese.
Në ambientet e modernizuara të Arkivit Shtetëror ishin të pranishëm studiues, historianë dhe gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido i cili në promovim theksoi se digjitalizimi ka ky proces shënon një pikë të re të dokumenteve.
Ato mund të jenë, edhe të hapura për studiuesit, edhe të askesueshëm për këdo, edhe të ruajtura më së miri në origjinale, por gjithashtu, edhe procedura e regjistrimit është mjaft e lehtë dhe e thjeshtë. Procesi i printimit i hap rrugë një procesi të ri, procesi i digjitalizimit të plotë.
“Ajo çfarë bëhet, në fakt, është shumë e thjeshtë. Mjafton një fotografi. Vendoset për printim kjo kartë dhe mbaron e gjithë procedura në një periudhë prej 20 sekondash. Karta do vetëm 20 sekonda që të printohet. Printohet vetëm 1 herë në vit. Është falas. Arkivi online mund të bëhet nga shtëpia dhe është me pagesë.”
Profesori Paskal Milo gjithashtu siguroi faktin që kjo hapje e arkivit është mjaft e dashur dhe e vlefshme për studiuesit.
Siaps Drejtorit të Përgjitshëm të Arkivave investimet në këtë sektor kanë qenë shumë të mëdhaja, sa 20 vjet të marra së bashku, i cili pati dhe përgëzimin e Kryeministrit Rama. Ky modernizim vjen në momente të rëndësishme historike të punës studimore.
Vjet ishte viti jubilar i 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, kurse sivjet është viti i Ismail Qemalit. Në vitet në vazhdim ky proces sjell një ndërtim më të besueshëm dhe të ftohtë të fakteve origjinale, por edhe besueshmërinë dhe vlefshmërinë e këtyre fakteve nëpërmjet procesit të digjitalizimit të arkivave.
E rëndësishme është që dokumentete origjinale kanë një garanci shtesë për t’u ruajtur më mirë, për t’u mos shpërdoruar apo keqpërdoruar nga hapja dhe mbyllja e tyre sa herë që është e domosdoshme.
Garantimi i këtyre dokumenteve sipas informacioneve do të jetë në territorin e Shkozës ku do të krijohet një hapësirë e bollshme me kushtet e përshtatshme për rruajtjen sa më të mirë të këtyre dokumenteve. Gjëja tjetër e rëndësishme sipas kryeministrit Rama është se është arritur të mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit nga pikëpamja materiale si objekt. Këtu ai shtoi se:
‘’Gjëja më e rëndësishme është që u arrit të mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit, nga pikëpamja materiale, jo nga pikëpamja përmbajtjesore.”
Arkivi i Shtetit, një fond i pamatë burimor i fakteve dhe dokumenteve e provave historike të shumllojshme ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për rikonsturktim dhe një mbështjetje më të mirë nga shteti. Falë këtij procesi merr rrugë një tjetër etapë për arkivin.