MENU
klinika

Padrejtësi gjatë komunizmit

Dishepulli i shkollave evropiane që nuk fitoi të drejtën e qytetarisë

07.01.2019 - 19:51

Nga Andreas Dushi

Në Shkodrën e vitit 1879, Kolegji Saverian sa vinte e mblidhte rreth vetes nxënës të dalluar të cilët në të ardhmen do të bëheshin personalitete të shquar të kulturës dhe politikës së Shqipërisë. Sikurse kemi thënë edhe më parë, aty për disa kohë pati stidiuar vetë i madhi Faik Konica, emri i të cilit rri si xhevahir në kurorën e kulturës shqiptare.

Pikërisht në këtë vit, në Serreq të Shkodrës, familja e Mikelit shtohet me djalë. Ky ishte Gaspri, fëmija shëndetlig i cili si mbiemër do të mbante emrin e të atit. Falë familjes, qysh në moshë të hershme pranohet në auditoret e Kolegjit dhe falë vullnetit, në botimin e veçantë të këtij institucioni me rastin e 50 vjetorit të krijimit, e shohim si një prej nxënësve më të dalluar të shkollës.

Kur erdhi koha për shkollën e mesme, shkoi jashtë vendit bashkë me adashin e vet Gaspër Beltoja dhe P. Pogonin të cilët Kolë Koci i quan “me normale të jashtme perëndimore”.

G. Mikeli poshtë majtas dhe G. Beltoja, poshtë djathtas

Sapo Shqipëria mori mëvetsimin, Gaspër Mikeli nisi veprimtarinë e tij të dendur në fushën e arsimit. Fillimisht ishte mësues, pastaj drejtor, hartues tekstesh shkollore dhe delegat në kongreset arsimore të kohës.

Veprimtaria e tij e parë ishte drejtimi i shkollës popullore të Shkodrës e cila u çel në vitin 1913. Më pas, drejtor i konviktit të djemve dhe karrierën e tij e vijon me inspektimin e shkollave dhe instituteve arsimore të qytetit. Nga viti 1918, emërohet mesues i historisë, gjeografisë dhe falë njohurive të shumta, edhe i frëngjishtes në shkollën Normale të qytetit.

Më t’u mbledhur Kongresi i Lushnjes, delegatët kërkojnë praninë e Gasper Mikelit i cili niset menjëherë sapo merr ftesën dhe bëhet i trembëdhjeti anëtar duke i vënë kapakun e duhur asaj mbledhjeje me njerëz të ditur në fushën e arsimit.

Ky kongres mes të tjerash mori vendim nxjerrjen e një të përkohshmjeje. “Shkolla e re (Organ i Mësuesvet)” do të kthehej në vatrën e dijes rreth së cilës do të mblidheshin mësuesit e Shqipërisë dhe zjarri i së cilës nuk do të fikej asnjëherë falë Mikelit dhe shokëve të tij.

Pas një pune të madhe, komunizmi që e quajti qytetar të padenjë e zë në Itali ku mes dhimbjes për fatin e atdheut dhe vuajtjeve nga sëmundja brejtëse, Gaspër Mikeli ndërron jetë në vitin 1950.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit