MENU
klinika

Simbolika e 6 janarit

Dita e Ujit të Bekuar, të rinjtë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

06.01.2019 - 13:43

Data 6 janarit simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Si traditë të rinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë sfidojnë temperaturat e ulta duke u hedhur në lumenjtë apo liqenet për të kapur objektin e shenjtë.

Ditën e sotme, besimtarët e krishterë kanë kremtuar “Ditën e Ujit të Bekuar”, e cila simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Si traditë, të rinjtë mblidhen në një urë dhe në garë me njëri-tjetrin dhe duke sfiduar temperaturat e ulta të janarit tentojnë që të kapin kryqin që hidhet në ujë.

Berat

Në qytetin e Beratit, në ujrat e lumit Osum janë hedhur 15 të rinj, por kryqi është kapur nga një 16-vjeçar nga lagjia Goricë, Kostandin Musha.

Siç edhe ndodh çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 500 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, ku banorët i japin para për kryqin e bekuar që mban në dorë i riu.

Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së Shën Dhimitrit, për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi. Ata besojnë se ky ujë shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë që janë të sëmurë.

 

Lushnjë

Dita “Ujit të bekuar” është festuar edhe nga besimtarët e kishës së “Shën Dhimitrit” në Mazhaj të Lushnjes.
Kanë qënë tre të rinj ata që kanë sfiduar të ftohtin e acartë dhe kanë tentuar të kapin kryqin, por për të katërtin vit radhasi objekti i shenjtë është kapur nga Bleon Nushi.

Sarandë

Festa e “Theofania” është festuar edhe në Sarandë. Ndryshe nga qytetet që kanë liqene apo lumenj Saranda tradicionalisht hedhjen e kryqit e zhvillon në detin Jon. Mes disa të rinjve që u hodhën në det për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta, fituesi për të gjashtin vit radhasi ishte Kristaq Qose.

Korçë

Edhe qyteti i Korçës nuk e ka harruar traditën e hedhjes së kryqit. Këtë vit ai është kapur nga Ronaldo Kovaçi.

Përveç hedhjes së kryqit më 6 Janar kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD