MENU

Reagon vëllai i këngëtarit

Dokumentari për Michael Jackson bëri publikun të qajë

30.01.2019 - 19:17

Edhe pse në vitin 2005, Michael Jackson u lirua nga të gjitha akuzat për pedofili, por dokumentari “Leaving Neverland”, James Safechuck dhe Wade Robson kanë pohuar se këngëtari i ndjerë i ka keqtrajtuar ndërsa ata ishin fëmijë.

Dokumentari katër orësh është dhënë premierë në Festivalin e Filmit Sundance në javën e kaluar, ndërsa ka qenë aq shokues saqë në një çast disa të pranishëm në publik kanë nisur të qajnë.

Nuk ka munguar edhe reagimi i vëllait të yllit të pop, Jermaine Jackson, i cili ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në disa prej skenave të dokumentarit kundërthënës për vëllanë e tij, Michael Jackson.

“Michael është gjykuar dhe është liruar nga të gjitha akuzat. Nuk ka pasur dëshmi të vërteta, nuk ka pasur asgjë dhe familja jonë është e lodhur nga këto tregime”, ka thënë Jermaine në emisionin Good Morning Britain në ITV.