Milan ka vuajtur shumë në Genoa për të siguruar çerekfinalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë fituar 2-0 në transfertë ndaj Sampdoria-s në kohën shtesë, pas koha e rregullt përfundoi pa gola.
Ka qenë një ndeshje e luftuar shumë, por gjithsesi, 90 minutat do të përfundonin pa gola, ndaj është dashur koha shtesë, aty ku është bërë diferenca.
Cutrone ka shënuar golin e parë në minutën e 102-të, 3 minuta para mbylljes së fraksionit të parë të shtesës. Sapo nis shtesa e dytë 15 minutëshe, është përsëri Cutrone që realizon, duke vulosur fitoren 0-2.
Cutrone’s goal pic.twitter.com/zWs1CkoQ09
— #2021 (@semo33x) January 12, 2019
Në çerekfinale, Milan do të ndeshet me fituesin e çiftit Napoli-Sassuolo, që do të luhet nesër. Kuqezinjtë më 17 janar do të luajnë Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite kundër Juventusit.
Cutrone 2nd goal pic.twitter.com/yaK7TpKsGf
— #2021 (@semo33x) January 12, 2019