Jep dorëheqjen Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet evropiane në Departamentin e Shtetit, siç raporton The Washington Post.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë mosmarrëveshjes mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, 41-vjeçari Mitchell përmendi arsyet personale dhe profesionale në një letër të dorëheqjes të 4 janarit, që i paraqiti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.
Dita e tij e fundit si ndihmës sekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike është 15 shkurt.
Në letrën e tj të dorëheqjes, diplomati më i lartë për çështjet evropiane shtoi se nuk po largohej nga departamenti për shkak të vendimeve të politikës së jashtme, duke lavdëruar udhëheqjen e Pompeos.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino deklaroi se Mitchell ka qenë një udhëheqës efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.