MENU
klinika

Bundesliga, java 18

Dortmund mban distancën me Bayern

19.01.2019 - 20:37

Bayern Munchen ka shpresuar në një ndalesë të Borussia Dortmund, por nuk ka qenë e thënë. Dortmund e ka nisur fazën e dytë të kampionatit me një fitore të rëndësishme në transfertë. 

Verdhezinjtë kanë mundur 1-0 skuadrën e Leipzig, që mban vendin e katërt në renditjen e Bundesliga-s.

Një renditje që kryesohet nga skuadra e Favre, e cila ka kthyer diferencën prej gjashtë pikësh me Bayern-in e vendit të dytë, që fitoi dje 3-1 në fushën e Hoffenheim.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Witsel në minutën e 19-të, teksa asisti është dhënë nga Lukas Piszczek, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të parë si kapiten i Borussia Dortmund në Bundesliga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN