MENU
klinika

Situata ekonomike

Drejt një pakënaqësie ekonomike, çfarë po ndodh?

10.01.2019 - 14:04

Banka Qëndrore Shqiptare, një nga treguesit thelbësorë ekonomik paraqet rënie në ekonominë e vendit duke dhënë shkak për pesimizëm në rradhët e shoqërisë. Jeta ekonomike në vend dalëngadalë po shfaq shenja alarmuese për ecurinë apo aktivitetin e bizneseve në vend, gjë e cila po transmeton ndjenja të larta pakënaqësie e një pesimizëm të lartë shoqëruar me mungesën e besimit në rradhët e popullsisë.

 

Sipas institucionit qëndror në vend , Bankës së Shqipërisë besimi në ekonomi ka rënë me 1.2 pikë ku jeta sociale në vend paraqitet mjaft pesimiste në lidhje me pritshmëritë e gjendjes ekonomike në vend.

Njëkohësisht kredia shfaqet me një rënie të ndjeshme në rreth 35.3%. Përgjithësisht vendi sipas treguesve ekonomikë paraqitet në një situatë mjaft kaotike e problematike për ecurinë ‘normale’ të vendit.

Ekonomia shqiptare gjendet sot përballë sfidave të cilat po shpien bizneset lokale drejt një pesimizmi të thellë e degradues për shoqërinë shqiptare. Fenomen i cili vihet re nga treguesi i ndjesisë ekonomike i cili shfaqet me 1.2 pikë më pak gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 si rezultat i rënies së besimit në sektorët e shërbimeve e industrisë e tregëtisë. Kështu luhatjet në jetën ekonomike janë më afër se kurrë. Mjaft biznese që operojnë në sektorin e industrisë, tregëtisë e shërbimeve e vlerësojnë me rënie aktivitetin e tyre si pasojë e gjendjes financiare e të politikave ekonomike në vend.

 

 Një rënie e ndjeshme shfaqet edhe në Portofolin e kredisë për sipërmarrjen me një vlerë prej 23.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që  ai i kredisë paraqitet i qëndrushëm në 12.1%. Ekonomia në vend shfaq rënie në sektorët më të ndjeshëm të saj.

Sektori i shërbimeve është ‘institucioni’ tjetër i prekur nga jeta ekonomike në vend, pritshmëritë negative të cilit konsistojnë në shfrytëzimin e kapaciteteve si dhe mbarëvajtjen e bizneseve. Ky sektor njihet për kontributin e tij në zhvillimin e jetës ekonomike.

Banka e Shqipërisë paraqet situatën ekonomike me një rënie të ndjeshme edhe pse qytetarët dëshmojnë një rritje të pritshmërive të tyre sa i përket gjendjes financiare. Rrjedhimisht jeta ekonomike shfaqet e koklavitur.

Sektori i ndërtimeve shfaq nota më pozitive, edhe pse po përballet me faktorë social por sipas disa të dhënave sipërmarrësit pritet ta mbajnë në një gjendje konstante fuqinë punëtore gjatë vitit. Sektori i ndërtimeve njihet për kontributin e tij në ekonominë e vendit edhe pse dita ditës po eleminohet.

Ekonomia në vend shfaqet në rënie ku  sipas Bankës së Shqipërisë, paraqet rënie të kredisë  në  35.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një tregues ky negativ i cili paraqet rënien e kreditimit por jo vetëm dhe shfaqjen e problematikave në jetën sociale e kryesisht në atë ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet shfrytëzimi i kapaciteteve

Biznesi po mbush “boshllëkun” prodhues

Parashikimet e Bankës Botërore

Ekonomia e rajonit do të rritet me 3.5%