MENU
klinika

Video e rrallë

Dua shpërndan video nga fëmijëria duke folur shqip

14.01.2019 - 23:21

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk lë rast pa vënë në pah origjinën dhe rrënjët e saj. Këtë herë ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video nga fëmijëria e saj, në të cilën Dua prezanton veten dhe motrën e saj të vogël Rina.

Që e vogël Dua duket që ka qenë e lindur për spektakël dhe të tërheqë vëmendje.

Dua Lipa, pushime ne bahamas

“Duke folur shqip dhe duke dhënë pak spektakël para kamerës me foshnjën e vogël, Rina Lipa”, ka qene përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja.

Dua Lipa me familjen dhe miqte

Jo vetëm viti që la pas ishte shumë i suksesshëm për të, por shumë i mbarë ka filluar dhe 2019-ta për Duan. Ajo udhëheq nominimet në Brit Awards, duke konkurruar me katër nominime në dy kategori.

Ashtu si e ka prezantuar veten në këtë video Dua, duke e thënë me plot gojën që ajo është DUA LIPA, ashtu urojmë që ta vazhdoja ta thotë sa më fuqishëm në të gjithë botën duke na bërë të gjithë krenarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN