MENU
klinika

Zgjedhjet për KE-në

Duka në UEFA, Anglia i premton votën

11.01.2019 - 12:31

Ka mbërritur sot në Tiranë, Greg Clark, kreu i Federatës Angleze të Futbollit. Ai shoqëroi presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, në vizitën e “Arenës Kombëtare”.

Pas vizitës, Duka foli për mediat duke deklaruar për rëndësinë e kësaj vizite: “Është një vizitë që na ndihmon, shkëmbim eksperience. Jam i kënaqur që Federata Angleze na mbështet, edhe për zgjedhje e ardhshme në UEFA.

Kemi shumë për të mësuar. Shkëmbimi i eksperiencës, duke parë një realitet ndryshe nga Anglia, është një eksperiencë edhe për presidentin e federatës angleze”, – përfundoi fjalën e tij Duka.

armand duka anglezi ne arena
armand duka anglezi ne arena

Ndërkohë, Clark është shprehur në mbështetje të Dukës për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s: “Erdhëm për të vizituar miqtë tanë dhe për të parë punët që ka bërë Federata Shqiptare. Mbështesim kandidaturën e zotit Duka për anëtarë të KE”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN