MENU
klinika

Detajet dhe Emrat

Durrës/ Si u zbulua heroina me destinacion Italinë

06.01.2019 - 18:30

Të paktën 4 kg heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Policia bën me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion.

Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi.

Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës. Sipas informacioneve është shoqëruar drejtuesi i kamionit dhe po merret në pyetje nga policia.

Sipas raportimeve sasia e drogës e cila si destinacion mendohet se kishte Italinë nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin