MENU
klinika

Filma dokumentarë

Dy dokumentarë kosovarë. Për çfarë flasin?

24.01.2019 - 16:03

 “Voices from Within”dhe “Forgive Me” bashkohen në stilin përshkrues të tyre në temë: ekstremizmin fetar.  Këto dy dokumentarë janë shfaqur, të martën, në Qendrën Kulturore Informative të BE-së në Prishtinë.

Doumentari parë “Voices from Within”, vjen nga regjizori Lum Çitaku. Ai flet për dy gra me mbulesë, të kthyera nga dritarja që tregojnë për dramat e tyre familjare, për kalvarin e gjatë që kanë përshkruar ato në dhimbjet e tyre.

Dokumentari i dytë “Forgive Me”, vjen nga regjizori Besnik Ugzmajli.

Ai është frymëzuar nga një protagonist i filmit i quajtur Bujari. Ky rol është luajtur nga Kushtrim Asllani. Suprizimi i tij vjen nga dy fjalë të thejshta në dukje, por që për Ugzmajlin kanë shumë kuptim.

“Më fal”, ishin fjalët që sipas Ugzmajlit, të cilat i dhanë kuptim filmit në mënyrë artistike. Një mendim rreth dy fjalëve mund të thurrë një dramë të gjithë dhe për regjizorin, këto nuk janë fjalë të thjeshta, mund të stisin një ngjarje të zakonshme, një njeri tjetër mund ta shohë ndryshe, ai mund ta shohë si një ngjarje e zakonshme.

Një nga temat e diskutimit të dy regjizorëve kanë qenë edhe politikat e dështuara kosovare për riatdhesimin dhe parandalimin e mëtejme të njerëzve për kauza fetare. Ata bëjnë një ndërgjegjësim dhe një reflektim ndaj kësaj kauze për të pasur një shoqëri sa më të përgjegjshme duke u nisur nga fate institucionesh të pandërgjegjshme. Këto janë më aktuale se kurrë dhe erdhën në fokusin e dy kamerave të profesionistëve të filmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"I dashur Artur, mendohu për të gjitha dhe më shkruaj!"

Letra e Joana Shopenhauer drejtuar të birit Artur Shopenhauer

Helena Kadare sot feston ditëlindjen

Ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare

Dëshmitë e 3 ditëve të lirisë

“Revolta e Spaçit”

Kjo është intervista e fundit e tij

89 vjet nga lindja e Leonard Cohen

Myftar Cubi sjell punimet e tij në Muzeun Kombëtar

Aktorët shqiptarë në mozaik