MENU
klinika

Në TKE ‘’Kujtim Spahivogli’’

Dy premiera për fëmijë vijnë për fundjavë

18.01.2019 - 14:19

Në këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’ do të trasmetohen 2 shfaqje të veçanta, “Faraoni” dhe “Princi dhe i varfëri”. Shfaqja për fëmijë ‘’Faraoni’’ me autor dhe regjizor të Ledian Gjeci dhe skenografi të Beqo Nanaj,  kostumografi të Sofi Karaj do të vijë si interpretim të Lejda Celi, Xhuljano Brisku, Alba Shtembari, Julian Hudhra, Kleivert Ibrahimllari, Elona Mamo.

Vepra është një dramaturgji për fëmijë, ajo bën fjalë për një Faraon të lig, i cili dënohet nga një Zanë që të flinte për 3 mijë vjet nëpërmjet magjisë.

Vetëm nëpërmjet magjisë ai mund të zgjohet nga shtriga e tij me anë të një lëngu. Mungesa e një elementi të fundit të lëngut magjik e vështirëson punën e shtrigave.

Ky element i fundit merret me magji vetëm nga një lot i një fëmije të trishtuar. Shtrigat e gjejnë këtë fëmijë, për fat të tij të keq prindërit e tij janë ndarë. Nga ana tjetër faraoni çohet nga ky fëmijë sipas profecisë dhe nga rrëmbimi i shtrigave, porse prindërit nuk e lënë kaq ata luftojnë me të keqen për fëmijën e tyre.

Pra kjo dramë shfaq një problem shumë të qartë në botën e fëmijës, drama që lë çifti kur ndahet me një fëmijë. Përkujdesja e tij duhet që të bëhet nga prindërit e tij, dhe rreziqet shfaqen gjithmonë, këto rreziqe kalohen vetëm me ndihmën e prindërve që e duan aq shumë fëmijën e tyre. Ajo kritikon divorcin dhe jep një mesazh të qartë për fëmijët në jetën e tyre për të ardhmen.

Kjo shfaqje ka për qëllim të nxisë kurreshtjen e fëmijëve për këtë fenomen që nxit për reflektim, për të mirën e të gjithëve, të fëmijës, të familjes, të të gjithë shoqërisë.

Shfaqja “Princi dhe i varfëri” është një histori mbreslënëse e shkrimtarit të mirënjohur Marc Tëain. Kjo shfaqje vjen me regji dhe dramatizimim të Françeska Hysit, skenografi të Beqo Nanaj, kostumografi të Sofi Karaj dhe me interpretim të Algiona Aga, Anxhelo Shkreli, Donald Shehu, Ergys Cekrezi, Klajdi Metaj, Mateo Dervishaj. Për çfarë flet kjo dramë për fëmijë?

Tom Kenti, një djalosh endacak por me një vullnet të hekurt dhe Eduard Tudor, princi i Uellsit do të takohen rastësisht një ditë. Që nga kjo ditë ata janë në një miqësi me njëri- tjetrin e një aventurë të bukur.

Tomi i tregon jetën e tij të varfër e plot peripeci, kjo e bën princin që të jetojë dhe ai si Tomi, i lirë plot me aventura. Kur Tomi i tregon Eduardit për jetën e tij të varfër por plot aventura, princi do të ndjejë nevojën për të qënë i lirë dhe i propozon Tomit të ndërrojnë rrobat e tyre.

Për fat të mirë ata kanë një miqësi të mirë po për fat të keq ata edhe ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin që do të kthehet në problem. Ndërrimi i princit si i varfër nuk vihet re dhe këtu fillon një ngatërresë e madhe. Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë ndërruar me njëri-tjetrin.

‘’Eduardin e përzenë jashtë pallatit mbretëror veshur me rrobat e Tomit, ndërsa Tomi mbetet në pallat…

Tomi i tregon mbretit të vërtetën, por mbreti dhe Lordi nuk do ta besojnë këtë tregim, prandaj atij  i duhej të sillej si një princ që ka humbur kujtesën e tij. Eduardi bie pre i babait të Tomit, i cili jo vetëm që nuk e beson por e akuzon, e ofendon dhe e rreh djalin princ.

Për fat të mirë Eduardi ikën nga duart e babait të ashpër dhe takohet me Mailis Hendon, një djalosh i kthyer nga lufta, i vetmi që e besoi princin dhe u ofrua ta ndihmojë atë. Fati vazhdon i trishtë për princin, kur ai duhet të sqarohej te mbreti, Enriku i VIII, mbreti vdiq.

Në këtë kohë Tomi kurorëzohet si mbret kurore dhe tashmë i duhej të luajë bukur rolin e mbretit, kurse nga ana tjetër Tomi nuk ka dëshirë të bëhej mbret. Ai donte të kthehej te motrat e tij dhe nëna. Megjithatë asnjë nuk e lejonte, në ditën e kurorëzimit mbërrin Eduardi, dhe të gjithë hutohen për ngjashmërinë e tyre.

‘’Eduardit i duhet të kalojë më parë një sfidë për të vërtetuar se është ai princi. Dhe në fund keqkuptimi do të sqarohet. Eduardi ulet ne fron dhe shpallet mbret. Ai e emëron Tomin “këshillëtarin e mbretit” duke e shpëtuar nga varfëria, përgjithmonë.’’ shprehet silabusi i TKE.

Edhe kjo dramë jep mesazhe të forta për fëmijët, kur njerëzit ndërojnë veten dhe për peripecitë që krijohen kur njerëzit ndryshojnë jetën e tyre. Në të vihet re edhe sinqeriteti i fëmijëve.

Nuk duhen humbur këto dy shfaqje që të ftojnë t’i ndjekësh!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN