MENU
klinika

E qëlluan me thikë

Dy shqiptarë në telashe, djali i moderatores italiane u kërkon 1 mln euro

10.01.2019 - 18:01

Pas një përleshje jashtë një diskoteke në Milano në muajin korrik të vitit të kaluar, djali i moderatores Simona Ventura, moderatores së famshme italiane u qëllua 11 herë me thikë.

Ngjarja ishte e rëndë dhe policia vuri në pranga 4 persona në atë kohë, mes të cilëve edhe dy shqiptarët Albano Jakaj, 24 vjeç e Andi Arapi, 29 vjeç, të përfshirë në përleshje.

Fatmirësisht Niccolo Bettarini, 19 vjeç, arriti të shpëtojë pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale. Ndërsa tashmë që kanë kaluar muaj nga ngjarja dhe gjendja e tij është përmirësuar, avokatia Alessandra Calabrò është “hedhur në sulm”.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë Niccolo Bettarini kërkon një dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh nga katër personat që qëndrojnë pas hekurave.

Calabrò, në emër të klientit të saj kërkon edhe 10 vite burg për katër të akuzuarit. Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 18 janar.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?