MENU
klinika

Braziliani

E bujshme, Neymar kërkon rikthimin te Barça

11.01.2019 - 17:17

Të gjithë e mbajnë mend kalimin e Neymar nga Barcelona te PSG, kur u vendos edhe rekordi i një transferimi në futboll, plot 222 milionë euro, që duke shumë i vështirë për t’u thyer.

Por ka “telenovelë” tjetër mes Barcelonës dhe Neymar. Sipas asaj që bën me dije “El Mundo”, babai i sulmuesit brazilian të PSG-së, ka folur me presidentin Josep Maria Bartomeu, duke u përpjekur ta bindë për ta marrë sërish djalin e tij.

Në mes janë edhe 30 milionë euro bonus të akorduara në momentin e rinovimit në vitin 2016. Kjo shumë është ngrirë, në pritje që të zgjidhet çështja ligjore. Procesi është parashikuar për më 31 janar.

messi neymar
messi neymar

Neymar pretendon 30 milionë nga 63 të akorduara nga Barcelona për rinovimin, ndërkohë që klubi pretendon se sulmuesi ka dhunuar kushtet e kontratës, duke kaluar te PSG-ja.

Barcelona ka kërkuar praninë e presidentit Naser Al-Khelaif në cilësinë e dëshmitarit në gjyq. Babai i Neymar ka përgënjeshtruar gjithçka sa u takon kontakteve me Bartomeu, por tashmë jemi mësuar me të tilla situata dhe asgjë nuk është çudi, as rikthimi i Neymar te Barcelona.