MENU
klinika

Emrat

Edhe dy kandidatë të VMRO-DPMNE-ë për president?!

28.01.2019 - 14:22

Partitë politike, ndërkohë kanë nisur edhe konsultimet lidhur me caktimin e kandidatëve të mundshëm për president, për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit maqedonas, Gjorge Ivanov, i cili në këtë post e ka ushtruar për dy mandate.

Deri më tani i vetmi kandidat që është shprehur publikisht se do të kandidon është Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE, parti e cila ka hapur garë për gjithë kandidatët e partisë që janë të interesuar që dëshirojnë të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale.

Jo zyrtarisht mësohet se edhe Gordana Siljanovska dhe Savo Klimovski përgatiten për kandidatura për president nga rradhët e kësaj partie, çka pritet edhe të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 31 janar.

Përveç Gjorçev, deri më tani në parti ka arritur edhe një aplikim për President, por që nuk bëhet e ditur emri i personit në fjalë për opinionin. VMRO-DPMNE në konvetën më 16 shkurt në Strugë do të zgjedhë kandidatin për President që do të garon për pasues të Gjorge Ivanov.